Deputeti demokrat Tomorr Alizoti tha në emisionin ‘Çim Peka Live’ se duhet të zgjidhet kryetari i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
“Alibeaj le të rikonfirmohet, të jetë në votimin e grupit parlamentar. Deputetët të thonë, ti je kryetari i grupit. Kjo është logjike dhe duhet të ndodhë.
Në momentin që je emëruar nga një njeri minorancë që iku, s’mund të justifikosh gjithçka në mënyrë juridike”, tha Alizoti.
Më tej Alizoti shtoi se PD-së nuk i duhet një kryetar në këtë moment por një konfederatë ku e gjithë e djathta merr grupe përfaqësimi për të qenë opozitë garuese ndaj Edi Ramës.
“Nëse gara nuk bëhet me të gjithë demokratët, nuk quhet garë. Kriza e PD nuk është kryetari, por përfaqësimi i gjithë demokratëve brenda kësaj lufte që ka qenë shumë përçarëse që mund të ndodhi me një komision. Opozita të jetë më e madhe se PD, atëherë mund të kemi një garë për kryetar”, tha Aliztoi.
Ndër të tjera deputeti demokrat tha se PD duhet të dalë nga guacka ku ndodhet pasi vuan për një bashkim real.