Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe nënkrytari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ndodhen në Himarë ku kanë zhvilluar takime me qytetarët në këtë zonë në mbështetje të kandidatit të opozitës Petro Gjikuria, për kryetar bashkie.
Gjatë takimeve me banorët, Noka dhe Gjekmarkaj janë shprehur se, Gjikuria është biri i kësaj zone dhe se duhet të votohet kundër plaçkitjes së Himarës nga pushtetit.
“Në Himarë me kandidatin Petro Gjikuria. Të votojmë kundër plaçkitjes së Himarës.
Petro është biri juaj dhe ai përfaqëson vlerat më të mira tuajat.
Petro Gjikuria do qeverisë Himarën me ju dhe për ju”, është shprehur gjatë takimeve Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.