Protestat/ Berisha: Edi Rama tmerrohet se mos po e vret Adriana Kalaja dhe urdhëron shoqërimin e saj

Kryetari i PD, Sali Berisha ka theksuar se protestat e opozitës kanë tmerruar hajdutët e kombit. Berisha tha se, Edi Rama tmerrohet se mos po e vret Adriana Kalaja dhe urdhëron shoqërimin e saj.

“Miqtë e mi, protesta është sot kryefjala e shqiptarëve.

Para tre ditësh, fermerët e Maliqit bllokuan rrugët dhe protestuan për të drejtat e tyre.

Dje guximtarët e Thumanës, Mamurrasit, Fushë Krujës, bllokuan autostradën e gjobës së qytetarëve me guxim të madh.

Sot rrethuan bashkinë e Tiranës.

Protesta dhe vetëm protesta është rruga drejt krijimit të qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, rotacionit dhe fitores së opozitës.

Miqtë e mi, protestat kanë tmerruar hajdutët e kombit.

Erion Veliaj futet me mburoja antiplumb në zyrën e tij në mbledhjen e Këshillit.

Altin Dumani futet me badigardë në mbledhjen e KLP.

Edi Rama tmerrohet se mos po e vret Adriana Kalaja.

Edi Rama urdhëron Taulantin e tij të shoqërojë në polici zonjën Kalaja, sepse fjalën e tij, kritikat, i konsideron shigjeta dhe plumba vetë, por jo më pak edhe e shoqja e tij, që u thoshte gazetarëve që po u bëni gjilpëra helmi burrit tim.

Edi Rama, të ka kapur tmerri për krimet që ke kryer.

E përfiton veten të dënuar jo në burg, por së paku gjysmë shekulli burg për aferat, për vjedhjet e tmerrshme.

Për zhdukjen e 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës me Erion Veliajn.

Për zhdukjen e qindra milionë eurove me Vilma Nushin dhe Ilir Beqajn dhe Manastirliun në koncesionet e krimit të shëmtuar.

Koncesionet që e shndërruan shëndetësinë shqiptare, Ministrinë e Shëndetësisë në një bursë vdekje për shqiptarët.

Koncesionet që rritën 83 herë çmimin e sterilizimit për t’u pasuruar si të pangopur dhe të pamëshirë mbi jetën e të sëmurëve shqiptarë, mijëra prej të cilave mbetën pa u operuar për shkak të çmimeve të larta të seteve kirurgjikale”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Skandali/E dërguan në spitalin e gabuar, ministrja çoi drejt vdekjes 14-vjeçarin, Martin Cani, reagimi i gazetarit

Nga Osman Stafa Sipas dëshmisë së zonjës e cila ka transportuar 14-vjeçarin Martin Cani drejt …