Berisha-Ramës: Për çdo krim që ke kryer do ta paguash me dekada burgje! Dosja McGonigal s’do mbyllet kurrë!

Lideri i opozitës, Sali Berisha garantoi kryeministrin Edi Rama se për çdo krim që ka kryer në kurriz të shqiptarëve do ta pagujë me dekada burgje.

Gjithashtu Berisha u shpreh se, dosja McGonigal nuk do mbyllet kurrë.

“Edi Rama, ti je sot kryeministri i vetëm që ke një dosje të hapur me McGonigal.

Mos mendo se ajo do të mbyllet.

Mos mendo se do të mbyllet kurrë.

Jo, Edi Rama, jo!

Ajo të pret dhe do të ndjekë gjithë jetën tënde.

Ti ke tmerr nga fjala e Adriana Kalasë, dhe kur ajo përmend revole, ti ke për borxh të thuash se të bëri atentat.

Aq i trembur, aq i frikësuar, aq i çatrafiluar je për shkak të krimeve që ke kryer.

Por të garantoj që nga ai fron do zbresësh dhe drejt e tek Emiljano do përfundosh, tek Shullazi yt do përfundosh.

A mund të imagjinohet të thotë tjetri për një fjali, se tentoi të më vrasë?

Po çfarë burracaku je ti mor? Vetëm burrë nuk je ti. Ti je turpi i njeriut!

Janë krimet që ke kryer që të detyrojnë të trembesh në këtë mënyrë dhe të kesh këtë përrua psikik.

Nuk shpëton prej tyre, Edi Rama. Nuk shpëton!

Flakët e lëvizjes demokratike, e revoltës së shqiptarëve janë të ndezura në të katër anët e vendit.

Urrejtja e shqiptarëve për ty ka kufi vetëm qiellin.

Të garantoj se çdo krim që ke kryer do ta paguash me dekada burgje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Noka: Rezoluta e PPE dënon burgosjen e udhëheqësve të opozitës dhe dështimin e reformës zgjedhore nga PS

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka reaguar në lidhje me Rezolutën e PPE …