Shtyhet seanca, Beqaj për herë të parë në sallë shfaqet tepër i irrituar

Seanca paraprake gjyqësore për dosjen e “Sterilizimit” është shtyrë për në datë 12 shtator, për shkak të mungesës së një avokati.

I pranishëm për herë të parë në sallën e gjyqit ishte ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i arrestuar për hetimet që po kryhen për vjedhjen e fondeve të BE-së kur ai ishte në krye të SASPAC.

Beqaj ka deklaruar para togave të zeza se “aktet e sjella në gjykim përmbajnë të pavërteta” dhe ka kërkuar të bënte një deklaratë për aktet procedurale që lidhen me hetimin tjetër.

Por gjykata e ndërpreu, pasi në këtë seancë nuk mund te kryhej me veprim për shkak të mungesës së mbrojtjes për një nga të pandehurit.

Mungesa e pajustifikuar e një mbrojtësi, u bë shkak i pezullimit të afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit. Kjo është hera e katërt që shtyhet seanca paraprake për çështjen “Sterizilimi”.

About Redaksia

Check Also

Protesta do jetë paqësore, narkopolicia të ruajë zyrtarët që po arratisen! Agaçi ia ka mbathur…

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se protesta e paralajmëruar do të jetë paqësore, ndërsa …