Berisha: Rama bëri gjithçka që të bllokonte sinjalin e SYRI TV që njerëzit të mos ndiqnin intervistën e Ahmetajt

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi skandalin e kryeministrit Edi Rama, i cili bëri gjithçka që të bllokonte sinjalin e SYRI TV gjatë intervistës së Arben Ahmetajt.

Berisha tha se, Rama bëri gjithçka që të bllokonte sinjalin e SYRI TV në mënyrë që njerëzit të mos ndiqnin fjalët e Ahmetajt.

“Miqtë e mi, kësaj i thonë vjedhje 100 përqind.

Por Arben Ahmetaj i bëri mbrëmë autopsinë edhe Skrapit të Partisë.

Ai faktoi, ai akuzoi Edi Ramën se po e kërcënon me jetë.

Ju e patë vetë se ç’u bë mbrëmë në mediat e kontrolluara nga qeveria, censurë totale.

Bënë gjithçka të bllokonin sinjalin e SYRI TV në mënyrë që njerëzit të mos ndiqnin fjalën e vërtetë në intervistën e gazetarit Çim Peka me Arben Ahmetajn.

Miqtë e mi, u rrëfye para shqiptarëve dhe mbrëmë ai ishte dëshmitari para popullit shqiptar.

Sepse shtroi pyetjen asgjësuese, ai duhet të ishte i arrestuar që nuk ka asnjë firmë në djegësin e Elbasanit, djegësin e Fierit, djegësin e Tiranës.

Përkundrazi, ai mbrëmë u tha shqiptarëve se përveç kundërshtimit 4 herë të shkresës së Erion Veliajt, ai nuk kishte qenë dakord me asnjë nga procedurat dhe ata që kishin firmosur për to, ata Edi Rama dhe Erion Veliaj si pronarë të vërtetë nuk ndjenin asgjë, kurse ky lëshoi mandat-arrestin, ndiqej e persekutohej vetëm e vetëm me urdhër të Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha paralajmëron Ramën: Në rast se guxon të sulmsh këtë seli, selive të tua gjurmë nuk do t’u gjesh!

Kryetari i PD, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga Selia i bëri thirrje …