Zjarret që po djegin pyjet kanë dy qëllime, ndërtimet e mafies dhe plantacionet e drogës për vota

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar drejtuesit lokalë dhe ata qëndror të mazhorancës socialiste se me zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë për qëllim ndërtimet e mafias dhe plantacionet e drogës.

Berisha tha se, njëlloj siç shpërthyen në vitin 2015, në vitin 2020, në çdo viti paraelektoral Edi Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet shumë bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim.

“Miqtë e mi, këto dy javë, nga thellësitë e maleve, nga jugu në veri, në bregdet dhe kudo kanë shpërthyer qindra vatra zjarri.

Njëlloj siç shpërthyen në vitin 2015, në vitin 2020, në çdo viti paraelektoral Edi Rama përgatit tokën e djegur që i përshtatet shumë bimës së kanabisit për plantacionet e drogës, për të shndërruar drogën në votë dhe votën në krim.

Zjarret që po djegin kodrat, pyjet, zonat e mbrojtura, kanë dy qëllime: ndërtimet e mafies, plantacionet e drogës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zjarri në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku: I çova mesazh ministrit për ndërhyrje nga ajri, por asnjë reagim!

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në fshatin Xath të …