Protesta/ Banorët bllokojnë autostradën Thumanë-Kashar

Banorët e zonës përreth aksit të ri Thumanë-Kashar kanë protestuar sërish pasditen e së premtes duke ripërsëritur kërkesën e tyre për të pasur akses në autostradën e re.

Disa qindra banorë të zonës janë mbledhur në të njëjtin vend në mënyrë paqësore, ndërsa të pranishëm kanë qenë disa dhjetëra forca policore, përfshi edhe njësi të reparteve speciale.

Banorët kanë kërkuar nga institucionet që të marrin masa dhe t’i krijojnë aksesin banorëve të zonës, pasi autostrada e re ka kthyer në një aks të “vdekur” rrugën e vjetër.

Deri më tani thirrjet dhe kërkesat e qytetarëve kanë rënë në vesh të shurdhët, duke mos marrë asnjë zgjidhje, përveç dhunës policore, e cila në protestën e fundit arrestoi disa nga banorët protestues.

About Redaksia

Check Also

Washington Post për revoltën në Shqipëri/ “Mijëra në protesta kundër korrupsionit të Ramës…”

“Washington Post” Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve që hidhnin kokteje …