“Ali Baba me 15 hajdutë,!”/ Bllokimi i autostrada Thumanë-Kashar, banorët ulen në mes të rrugës

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë dalë sërish në protestë në autostradën Thumanë – Kashar.

Ata kërkojnë hyrje-dalje në autostradë, duke pretenduar se janë izoluar së bashku me bizneset e tyre në këto zona.

Në një moment ka pasur përplasje me banorëve dhe policisë, të cilët më pas janë ulur në mes të rrugës duke e bllokuar atë në të dyja drejtimit.

Një prej banorëve dëgjohet të bërtasë “Duam rrugë. Ali Baba me 15 hajdutë, as rrugë nuk jep”.

“Turp o Edi Rama.  Çdo javë ndryshon nga një ministër, turp të kesh me gjithë atë qeverinë. Je aty me votat tona o i pabesë“, thotë banori.

Edhe në protestat e shkuara ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar protestuesit të bllokojnë qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Kujtojmë se kjo është protesta e tretë pas ndërtimit të autostradës, ndërkohë që banorët që u prekën nga ky projekt kanë protestuar me muaj të tërë kundër ndërtimit të saj dhe kanë shprehur se nuk janë shpronësuar në mënyrë të drejtë.

About Redaksia

Check Also

Dy standardet dhe standardi special Rama, pasqyra e drejtësisë me regji!

Nga Petrit VASILI Dy standardet e përdorura hapur nga SPAK janë pa asnjë dyshim prova …