Mustafaj: Alibeaj po i bën shërbimin e fundit qeverisë

Ish-ministri Besnik Mustafaj ka thënë për Abc News se Enkelejd Alibeaj duke ankimuar vendimin e gjykatës për Kuvendin e ’11 dhjetorit’ po përpiqet t’i bëjë shërbimin e fundit qeverisë duke e lënë opozitën në një xhirim të madh brenda vetes. Mustafaj theksoi më tej se ankimimi i vendimit të gjykatës nga Alibeaj është një veprim i çuditshëm.

“Kjo jo vetëm nuk është serioze por e dëmshme. Është energji e madhe e opozitës që harxhohet brenda vetes. Ky është shërbimi i fundit që Alibeaj po përpiqet t’i bëjë qeverisë, duke e lënë opozitën në një xhirim të madh brenda vetes.

Alibeaj është jo vetëm jurist por ka njohje shumë të mirë edhe të frymës së ligjit. Ankimi i Alibeajt i çuditshëm”, deklaroi Mustafaj.

Ai ka komentuar edhe takimet që ka zhvilluar Enkelejd Alibeaj në Kuvend dhe jo në ambientet e selisë blu.

“Ai e di që nuk ka zyrë si kryetar i PD në seli, por ka zyrë si nënkryetar i Kuvendit dhe i pret në atë zyrë. PD nuk përmbush asnjë kriter për t’u sanksionuar si organizatë. Qëndrimin e Kim duhet ta shohim si qëndrim të SHBA”, tha Mustafaj.

About Redaksia

Check Also

Rama në SPAK!

Qytetarët siç edhe paralajmëruan janë mbledhur para SPAK ku do të dorëzojnë librin “Albanian Files” …

Leave a Reply