Ish-drejtoresha e shkarkuar për korrupsion emërohet në krye të Agjencisë së Diasporës

Ish-Drejtoresha e agjensisë ADISA, e shkarkuar për korrupsion emërohet Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Ermonela Xhafa, e emëruar nga Edi Rama në krye të ADISA, e cila merrej me rekrutimin e patronazhistave në krye të këtij institucioni duke ofruar zero shërbim publik, e shkarkuar për korrupsion pas denoncimeve të shumta, është emëruar në krye të Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

Sipas denoncimeve të shqiptarëve të diasporës, Ermonela Xhafa, me emërim direkt të Ministrit të Jashtëm, Igli Hasani është vendosur Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Diasporës.

‘E kishim ndërmend të kthehemi në Shqipëri, tani me emërimin e saj në krye të Agjensisë për Diasporën do behemi rehat’, shprehet një prej denoncuesve.

About Redaksia

Check Also

Spiropali ja plas në sy Ramës/ “Shteti duhet të ndahet nga Partia, të korruptuarit në burg”

Rama propozoi përjashtimin e Spiropalit nga partia, ndërsa nuk dinte se mbi ç’bazë ligjore po …