Të qeshësh apo të qash?!

Nga Gent STRAZIMIRI

Nga 20%-shi i neo-kryebashkiakëve me probleme “identiteti”, zgjodha këtë të Memailaj sepse s’paska lënë rrënjë e degë pa falsifikuar…

Klonimi dhe shumimi i “Visit të Kavajës” apo “Turit të Laçit” edhe me 30 qershor, në fakt përcakton “epikrizën” e demokracisë shqiptare të kthyer tashmë zyrtarisht në “banditokraci” …

Janë jo pak, por 20% minimalisht “non grata”,

* megjithëse ekziston ligji i dekriminalizimit,

* megjithëse ka nje strukturë të veçantë që duhet ta monitorojë,

* megjithëse ligji në fjalë, funksionin primar e kishte “të mos guxonte më askush t’i kandidonte apo t’i afronte në politikë” …

Në 2013 ambasadori shumë i rëndësishëm, i një vendi edhe më të rëndësishëm, do t’i përgjigjej shqetësimit të një kolegut tim deputet që e kishte pyetur nëse ishte në dijeni të faktit që lista e PS mbante brenda saj disa dhjetra kriminele të dënuar, me fjalët:

* Po, por Rama thotë se ndryshe nuk e mundtte dot Sali Berishën…(?!)

Sot, ambasadori në fjalë është 1 ndër 7 miliardë e kusur banorë të kësaj bote, që gjallon pa ndikuar dot asgjë, megjithatë unë do të doja ta pyesja:

* po me 30 qershor, kë kundërshtar nuk mundtte dot pa kriminelë ai që “korri fitoren historike si të 1992” në ato zgjedhjet e 2013…?!

——————–

P.S. Ky status është publikuar në 2019 pas zgjedhjeve lokale, por besoj që është edhe më shpjegues sot, pas zgjedhjeve në Himarë…

Ky tipi më poshtë i ka ndërruar identitetin zyrtarisht edhe qenit të shtëpisë, përfshirë prindërit që, nga Myslym dhe Shaqe, i ka bërë Jorgo dhe Antigoni, madje edhe mbiemrin e ka bërë nga Guci në Kuremenos…

Këta janë ata “nacionalistët” që “shpëtuan” Himarën nga greku, duke votuar në emër patriotizmit shqiptar (në këmbim të 300-500 eurove)… Vangjo grekun…

Kaqë!

About Redaksia

Check Also

Ku do jetë bastardi Veliaj më 18 dhjetor 2024?

Nga Adriana KALAJA Të gjithë e dinë mirë ku do jetë bastardi Veliaj para se …