Virusi i Nilit/ Alimehmeti: 80 % e të prekurve nuk e kuptojnë se janë infektuar

Mjeku Ilir Alimehmeti, në një lidhje me Skype në News 24 ka komentuar rastet e para me virusin e Nilit në Shqipëri.

Alihemeti theksoi se 80 % e të prekurve nuk e kuptojnë se janë infektuar. Ai tha se ky virus, në raste tepër të rralla, kur shfaqet në forma të rënda, mund të shkojë deri në humbje vetëdije apo në koma.

“Virusi i Nilit qarkullon në Europë çdo vit. Kanë pasur raste vendet fqinje dhe unë besoj se ka pasur edhe Shqipëria, por nuk është bërë publik besoj unë. Virusi nuk transmetohet nga njeriu tek njeriu. 80 përqind e të prekurve nuk e kuptojnë që janë infektuar. Mos të mendojmë se një pickim të mushkonjës është dënim me vdekje. Pak njerëz janë ata që infektohen nga virusi i Nilit. Kjo sepse duhet të funksionojë mjaft mirë zimxhiri si shpërndahet ky virus. Duhet që mushkonja të pickojë një zog të infektuar, më pas të pickojë një njeri, që nuk ka shëndet të plotë.

Format e rënda të Virusit të Nilit mund të shkojnë në humbje vetëdijeje, deri në rënie në koma, që nuk duam ta mendojmë se do të shkojë deri këtu. 10 përqind e formave të rënda të Virusit të Nilit shkojnë në fatalitet. Fataliteti është shumë i ngjashëm me viroza të tjera si koronavirusi, gripi. Europa e njeh dhe e ndjek vazhdimisht. Çdokush nga ne duhet të mbajë një sistem sa më të fuqishëm imunitar, që na mbron nga çdo virus. Fëmijët nuk i prek ky virus ose më saktë probabiliteti është shumë i ulët. Më tepër prek moshat e rritura”, u shpreh Alimehmeti.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …