Zhvillimet në Venezuelë dhe Bangladesh mësim për ne se beteja përfundimtare duhet bërë para zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është referuar zhvillimeve politike në Venezuelë dhe Bangladesh pas protestave masive që kanë rrëzuar regjimet në këto vende.

Berisha tha se, zhvillimet në Venezuelë dhe Bangladesh duhet të jenë mësim për ne se beteja përfundimtare duhet bërë para zgjedhjeve.

“Përshëndetjet më të përzemërta qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë, të kauzës së qytetarit, të çdo shqiptari.

Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të platformës së lirisë.

Por dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që guxojnë dhe protestojnë për interesat e tyre të drejta.

Të dashur miq, zhvillime tragjike ka pasur 24 orët e fundit në Venezuelë.

Diktatori Maduro, pasi rrëmbeu mandatin siç i rrëmben Edi Rama, urdhëroi forcat të shkrehin breshëri plumbash mbi heronjtë e votës së lirë.

Ndërsa studentët e Bangladeshit përzunë nga Daka Edi Ramën me fustan, figurën më të urryer të kombit, kryeministren Hasina.

Këto zhvillime duhet të jenë një mësim i madh për ne.

Duhet të jenë një mësim sepse me narkokryeministrin Edi Rama, me kryehajdutin e kombit, me armikun e egër të qenies së shqiptarëve, zgjedhje të lira nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Ndaj dhe beteja duhet të bëhet përfundimtare, përpara zgjedhjeve.

Beteja jonë duhet të jetë e pandalshme gjer në krijimin e qeverisë teknike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pyetje SPAK-ut për inceneratorët! Janë të paaftë apo të korruptuar? Apo kaq ia ka lënë litarin Edi Rama…

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar me një shënim në faqen …