Kalaja: Dje e patë se si 40 horra të dërguar nga kryehorri sulmuan banesën time!

Aktivistja Adriana Kalaja në fjalën e saj përpara protestuesve është shprehur se, aktorit të njohur, Mehdi Malka ju refuzua pensioni i posaçëm pasi nuk pranoi të ishte marionetë e qeverisë.

Kalaja theksoi se, në kohën kur Berisha erdhi në pushtet rrogat e aktorëve u ngritën me tre herë.

“Aktori Mehdi Malkja refuzoi firmosjen për prishjen e Teatrit kur e ftoi Veliaj që ta blinte si ata e të paturpët që firmosën. Ai nuk pranoi të firmoste sepse nuk bënte pazar me idealet e tij, por ata në hakmarrje nuk e lejuan që të merrte pensionin  e veçantë.

Ai pranoi të rrinte me pensionin modest, pasi u tha se nuk do pension nga banditët që janë në pushtet.

Kur Berisha erdhi të takonte artistët u tha çfarë kërkesash keni, e ndër biseda kërkuan artistët rritjen e pagave. Ai kur u largua, nuk tha asnjë fjalë, ndërsa kur artistët shkuan të merrnin pagat, u pa që morën tre herë më shumë se sa kishin marrë, pra ky është Berisha.

Dje e patë lajmin se si 40 horra të dërguar nga kryehorri se unë “kriminelja” e radhës kisha ndërtuar pa leje. U jam mirënjohëse të gjithëve atyre për mbështetjen që më dhanë. U shpreh mirënjohje dhe Policisë së Shtetit të cilët nuk pranuan të futeshin në banesën time sepse po shkelnin ligjin.

A është e vërtetë që Artur Metani është ankuar në ambasadën e SHBA për presionet që i bën kryeministri Rama.

A është e vërtetë që Ina Rama ka udhëtuar me pagesat e kryera nga grupi i Metamarfozës.

Do jemi sërish këtu të enjten tjetër dhe nuk do tërhiqemi deri në arrestimin e banditit Erion Veliaj, deri në lirimin pa kushte të zotit Sali Berisha. Fitore dhe mirëutakofshim në takimin e radhës”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

Shqiptarët zhyten në varfëri! 23% e popullsisë jeton me 681 lekë në ditë!

Vitin e kaluar 23.4% e popullsisë shqiptare ka jetuar me 8.3 dollarë (681 lekë në …