Kërcënohet zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë pas arrestimit të Noizit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit në Kosovë ka njoftuar se zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, është kërcënuar.

Sipas njoftimit, kërcënimet kanë ndodhur pas prononcimeve të Nikçit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku dyshohet se është përfshirë edhe reperi Noizy.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPSH), dënon kërcënimin që i është bërë Zyrtarit të Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës, z. Shkodran Nikçit, të cilat vijnë si rrjedhojë prononcimeve të punës së tij zyrtare lidhur me veprimet e ndërmarra nga Prokurori i Shtetit për rastin e rrahjes në një diskotekë në Pejë, ku ishin të përfshirë shtetas të Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

Noizy dhe Dj Crax u shpallën në kërkim nga policia e Kosovës dhe u arrestuan nga autoritetet në Shqipëri. Ata aktualisht ndodhen në paraburgim në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në pritje për t’u ekstraduar.

Noizy dhe Dj Crax u arrestuan në pranga në Shëngjin, ndërsa është ende në kërkim Stresi, pas një sherri në një nga klubet e Pejës mes tyre dhe personazhit të famshëm në TikTok, Medi Iseni.

About Redaksia

Check Also

Berisha dënon vrasjen e biznesmenit Reçi: Ky është një ekzekutim mafioz i një shteti mafioz!

Në fund të konferencës për mediat, kryetari i PD-së Sali Berisha ka komentuar edhe vrasjen …