Fjalët e fundit të poetit Havzi Nela para se të varej në litar me firmën e Kristaq Ramës

Më 9 gusht 1988, ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Hekuran Isai, nxori urdhrin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës, me varje në litar të Havzi Nelës, më 10 gusht ora 3:30. Ky urdhër mbërrin në Degën e Punëve të Brendshme Kukës. Ekzekutimi u bë publik te sheshi i agjencisë së udhëtarëve në Kukës. Kufoma qëndroi ashtu për të ngjallur frikë. Në fjalën e fundit, Havzi Nela tha:

“I dënuari në fjalët e tij të fundit tha: ‘I keq kam qenë dhe ashtu po shkoj. Të këqijat e mia i mora me vete. Kërkoj që të afërmit e mi të trajtohen mirë, mos të merren nëpër këmbë. Kam 910 lekë dhe kërkoj që këto t’i jepen të afërmve të mi (nënës)’”.

Dega e Punëve të Brendshme informonte sekretarin e parë të Komitetit të Partisë së Punës në Kukës, Miti Nito, se varja e Havzi Nelës kishte ndikuar në rritjen e vigjilencës ndaj “elementit armik”, por të dhënat thoshin se veprimi nuk ishte miratuar nga populli në mënyrën që ata prisnin. Disa nga komentet e popullit ishin:

– Kjo është një vdekje burrërore. Po i bëjnë roje nderi si me qenë Enveri.

– Për fat të keq, ditën që është varur Havzi Nela isha në Kukës. Ky veprim është sa për t’i futur popullit”.

– Shteti nuk është mirë me popullin, sepse po sillet shumë keq. E keqja më e madhe u pa në publik, varja e shpëtuar e Havzi Nelës. Kjo ishte një gjë shumë e keqe. Ky ishte një veprim për t’i futur frikën popullit. Më mirë ta kishin pushkatuar, mos ta shikonte kush.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …