1 km rrugë ndërtohet me 1.1 milionë euro në Kosovë , në Shqipëri me 22.1 milionë euro

Ministria e Infrasrtukturës të Kosovës ka shpallur kompanitë fituese të tenderit për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë, deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, të ndarë në tri lote. Vlera totale e tri kontratave është mbi 30 milionë euro, bëhet fjalë për 20 km e 350 metra. Ruga Prizren deri në kufirin me Maqedoninë  e Veriut është e gjitha një rrugë malore që kalon nga malësia e Sharrit, Prevalla dhe Brezovica.  Megjithë vështirësitë që paraqet kjo rrugë kosto e ndërtimit të saj nuk shkon më shumë se 1.1 milionë euro për kilometër.

Ky është standardi i Kosovës. Po në Shqipëri sa është kosto e 1 kilometri rrugë? Në Shqipëri kosto e 1 kilemtri rrugë shkon të paktën 22 herë më shumë se në Kosovë.

Kosoto e rrugës së fundit të inauguruar nga qeveria, ajo e segmentit Thumanë-Kashar ka kushtuar plot 440 milionë euro sipas raportit zyrtar. Kjo rrugë është tërësisht fushore dhe është vetëm 20 kilomentra.

Aksi Thumanë -Kashar shtrihet në 20 kilometra dhe sipas vlerës së fundit që ka raportuar qeveria kosto për kilometër arrin në mbi 22 milionë euro ër kilometër me një kosto totale 440 milionë euro

About Krye Redaktor

Check Also

Shifra e frikshme/Paguan 140 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston, paratë i vodhën

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për hetimet …