Raporti dramatik i Antimafias italiane për kryebashkiakun e Ramës: Drejtues i organizatës kriminale…

Tonin Marinaj është kryebashkiaku i Ramës në Malësinë e Madhe.

Po kush është Tonin Marinaj?

Për këtë na jep një panoramë të qartë raporti I Antimafias italiane që e konsideron kreun e një oganizate kriminale. Nuk mund të kishte asnjë dyshim se përzgjedhja e Ramës mund të ishte e ndryshme për Malësinë e Madhe përveçse të preferuarve nga organizatat kriminale. Kjo është strategjia e Ramës për të qeverisur si një organizatë kriminale, ndërkohë që KQZ mbyll sytë dhe gojën përballë fakteve të tmerrshme që sjell Antimafia italiane.

Pjesa e parë e hetimit të Antimafas italiane

Më 5 qershor 2015, Drejtoria Rajonale Antimafia e Prokurorisë Publike, pranë Gjykatës së Firences, e përfaqësuar nga prokurori publik Dr. Giulio Monferini njoftoi mbylljen e hetimeve paraprake ndaj të dyshuarve, nga ku rezulton se shtetasi Tonin Marinaj, lindur në Shqipëri më 05.12.1996, mban rolin e themeluesit, nxitësit dhe drejtuesit të një organizate kriminale të përbërë nga më shumë se dhjetë. anëtarë, me karakteristika transnacionale, me bazë operacionale në Shqipëri dhe Itali, angazhoheshin në mënyrë sistematike, profesionale dhe të vazhdueshme në eksportimin drejt territorit italian të sasive të mëdha të marijuanës të destinuara për shpërndarje me pakicë nga anëtarë të organizatës kriminale. Hetimet u kryen në kuadër të procedimit penal nr. 1615/2010, n. 14109/2010 dhe n. 15892/2011 të Prokurorisë Antimafia të Firences.

Vijon…

About Krye Redaktor

Check Also

Takimi i Ramës në Dubai me kartelin e drogës “Sinaloa” dhe bosët e krimit

Dubai është një nga vendet e preferuara të Ramës. Ai viziton shpesh Dubain, natyrisht jo …