Shkelja me printimin e parave nga Banka dhe makina 220 milionëshe e Guvernatorit

Ola XAMA
7 vjet më parë Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton një nga shkeljet më të rënda në historinë financiare shqiptare: printimin e parave nga banka qëndrore për nevoja personale, atë të blerjes së ndërtesës së ish-Hotel Dajtit, dhe jo në shërbim të ekonomisë.
Raporti u siglua konfidencial, ndërsa grupi i auditimit hidhte dyshime se fondet në rezervat kapitale mungonin dhe për financimin e rikonstruksionit të godinës.
Përveç printimit të parave, u gjet se administrata devijoi nga buxheti i miratuar në Këshillin Mbikëqyrës fondin për blerjen e automjeteve, nga 5 në 4 makina, dhe gjysmën e përdori për t’i blerë guvernatorit të ri Gent Sejko një Range Rover me vlerë 22 milion lekë të rinj, duke e bërë makinën më të shtrenjtë të administratës.
Një tjetër shkelje e rëndë është ndihma që banka qëndrore dha për subjektin Halili, që të mos paguante taksat dhe kredinë. BSH ishte qiramarrëse në ambientet e kompanisë, të cilës i ishin bllokuar llogaritë nga tatimet dhe një bankë tregtare. Në debatin e madh për faljen e borxheve të skemës së mikrokredive, kuptojmë se precedenti që borxhi nuk falet, praktikohet vetëm për të pafuqishmit.
Raportin kam 7 vjet që e kërkoj, por nuk kam arritur ta gjej as zyrtarisht dhe as jo zyrtarisht. Nëse dikush e sheh si goditje për institucionin e Bankës së Shqipërisë, unë i them se në fakt është e kundërta.
Me këtë raport, institucioni është shantazhuar nga grupe okulte për të marrë vendime të gabuara dhe jo në interes të tregut dhe qytetarëve. Publikimi i raportit dhe transparenca do të përmirësojnë punën e institucionit dhe do të nxisin llogaridhënien në shërbim të objektivit për të cilin është krijuar: stabilitetin e çmimeve dhe stabilitetin financiar.

About Krye Redaktor

Check Also

Shifra e frikshme/Paguan 140 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston, paratë i vodhën

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për hetimet …