CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Skandali! Një gjyqtare e GJKKO pazare me një të kërkuar në Vjenë, ka dalë në telefonin e një të arrestuari

Avokati Genc Gjokutaj shkruan se, një gjyqtare e GJKKO bën pazare me një të arrestuar dhe një kandidat burgu të kërkuar në Vjenë.

Postimi i Gjokutajt ngre dyshime edhe për një prokuror të SPAK që nuk vepron ndaj një skandali të tillë.

“Kush është një gjyqtare e GjKKO që na paska dalë në një telefon të sekuestruar në banesën e një të arrestuari, e që bëka pazare me një kandidat burgu gjoja të kërkuar në Vjenë dhe që merret me objekte që nuk ekzisojnë? Dava 500 mijë € thuhet!

Po kush është prokurori i SPAK që e paska dosjen dhe nuk vepron?

Puseta e Drejtësisë po hapet! Do qelbet Shqipëria por të paktën do të bjerë rehat!”, shkruan Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Shehu kërkon interpelancë: Qëndrimi i Ramës me Vuçiç rrezikon integrimin e plotë të Shqipërisë në BE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka ngritur alarmin për një devijim të rrezikshëm të kursit …