Dy vite më parë u shkarkua dhe u arrestua, Rama e çon sërish shef Rendi në Shkodër

Komisari Saimir Rrustemi, i cili dy vite më parë u pezullua, u arrestua dhe u akuzua për tenderin e Policisë së Shkodrës për rikonstruksionin e Komisariatit të Malësisë së Madhe është rikthyer sërish në detyrë.

Rrustemi është emëruar sërish në detyrën që ka patur si shef i rendit në Policinë e Shkodrës. Ai ka zëvendësuar në detyrë Genc Reçin, i cili mësohet se është transferuar në postin e shefit të Stërvitjes në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, po në Shkodër.

Kujtojmë se në korrik të vitit 2022, Saimir Rrustemi, së bashku me 13 efektivë të tjerë ra në pranga si i dyshuar në përfshirjen e disa tenderave për rikonstruksionin e Komisariatit në Malësinë e Madhe, në vlerën 2 milionë lekë, bazuar në një kontroll Auditi.

Komisari mohoi publikisht akuzat në atë kohë dhe qëndrimi i tij në qeli zgjati vetëm tre ditë pasi Gjykata vendosi masën “arrest në shtëpi” për Rrustemin dhe më pas “detyrim paraqitje”.

Pasi kaloi një vit me hetime, Prokuroria nuk ka gjetur prova të arsyeshme për ta akuzuar dhe gjithashtu dënuar. Dosja dhe akuzat ndaj tij u pushuan.

Fillimisht Rrustemi u ul vitin e kaluar në detyrë, teksa u emërua në Dibër në sallën operative në Drejtorinë Vendore. Më tej u emërua shef i Krimeve në Komisariatin e Vaut të Dejës për pak muaj dhe këtë vit është rikthyer në postin që mbante para se të arrestohej dhe akuzohej.

About Redaksia

Check Also

Dash Sula nuk do të jetë në listat për deputet të partisë së re

Kreu i Nismës Thurje (pjesë e koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet), Endri Shabani, është shprehur se …