Berisha: Një gjobëvënës i mori shpirtin Egli Progës! Po sa shpirtra morën Rrajat, Bajrët, Ndokët, Avdylët, Troplinët, Çelët?

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se sot qindra dhe mijëra qytetarë protestojnë para kryeministrisë për vrasjen kriminale Egli Progës.

Berisha tha se, një gjobëvënës i mori shpirtin Egli Progës! Po sa shpirtra morën Rrajat, Bajrët, Ndokët, Avdylët, Troplinët, Çelët?

Berisha: Ndaj dhe qytetarë e qytetare, të reagojmë me guxim ndaj çdo padrejtësie, ndaj çdo dhunimi, për çdo të drejtë që na takon dhe të ecim drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, rotacionit të pushtetit.

Ata qytetarë protestojnë aty me të drejtë sepse një gjobëvënës i mori shpirtin Egli Progës, babait të dy fëmijëve.

Po sa shpirtra morën Rrajat, Bajrët, Ndokët, Avdylët, Troplinët, Çelët, të cilët ajo drejtësi që shpalli vrasjen e Egli Progës si pakujdesi, ajo drejtësi informoi ‘largohuni’ vrasësit serialë, trafikantët mizorë, se jemi detyruar të lëshojmë mandat arresti.

Dhe ata u larguan dhe jetojnë të lirë, për t’u rikthyer përsëri në zgjedhje, për të bërë vrasjen, terrorin, dhunën. Ndaj miqtë e mi, nderimin tim më të madh për qëndresën tuaj.

Ftesa ime për mbarë shqiptarët, të ngrihemi në protesta të fuqishme pa kthim, të pandalshme për të rivendosur në Shqipëri votën e lirë, shtetin ligjor, Kushtetutën, rendin kushtetues, të ardhmen e shqiptarëve dhe të Shqipërisë.

Faleminderit!

Fitore, fitore, fitore!

About Redaksia

Check Also

“Kur të hyj tek Palloshi, më dergo sms”/ Detaje nga makinacionet e Belës

Zbardhen detaje nga hetimet e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Mësohet se në dosjen e …