Dy të vrarë dhe 1 i plagosur, bilanci dramatik i regjimit deri në orën 22.00, shteti ka rënë

Bilanci dramatik i regjimit brenda 12 orëve të fundit është më shumë se dramatik. 2 të vrarë dhe 1 i plagosur në gjendje të rëndë. Asnjë vrasës i arrestuar deri tani. Shteti ka rënë dhe sot Shqipëria është vendi më i pasigurtë në Europë.

Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dy persona humbën jetën si pasojë e plagëve të marra nga një incident i rëndë me armë zjarri. Shtetasit Ersid Hoxha dhe Ardis Ishmi, të cilët u plagosën më herët gjatë mbrëmjes, nuk arritën të mbijetojnë dhe ndërruan jetë në Spitalin Rajonal të Shkodër.

Nga informacionet e fundit të policisë, dyshohet se incidenti është shkaktuar për motive të dobëta dhe se autorë të dyshuar janë dy vëllezërit E. F. dhe G. F. Të dy vëllezërit janë identifikuar si të dyshuar për plagosjen e shtetasve Hoxha dhe Ishmi. Pas ngjarjes, ata janë arratisur, dhe aktualisht janë në kërkim nga forcat e rendit.

About Krye Redaktor

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …