Lubonja: Autoritarizmi i Ramës ka arritur të luajë me bukën e gojës së njerëzve!

Analisti Fatos Lubonja thotë se qeveria e Ramës ka rritur autoritarizmin në Shqipëri përmes formave nga të më ndryshmet, duke luajtur madje dhe me bukën e gojës së qytetarëve të saj.

Sipas Lubonjës, vetëm një opozitë e bashkuar mund ta ndalë Ramën dhe këtë mazhornacën, që vetëm sa vjen e prodhon krime.

Për Lubonjën, në momentin kur në Shqipëri të përfundojë pastrimi i parave, atëherë edhe mazhorancës së Ramës do t’i vijë fundi.

“Qeveria ka rritur autoritarizmin. Po bën që njerëzit të jenë me mazhorancën me forma të ndryshme, me bukën e gojës, me patronazhimin. Opozita duhet të bëhet bashkë në një aleancë të madhe, që të ndalojnë këtë mazhorancë, që vazhdon me idenë që e kam thënë më herët krimi ndjell krimin. Ajo që ndodhi në Himarë ishte parathënie e asaj që do ndodhë në zgjedhjet e vitit 2025. Nuk besoj se gjërat do të zgjidhen në Shqipëri me zgjedhje. Ajo që shoh është shembja e tunelit, kur të mbarojë pastrimi i parave dhe mos ketë më para. Ka punuar Rama në korruptimin e çdo opozitari”, tha Lubonja për News 24.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në kushtet e një parlamenti që bllokon tërësisht hapësirën e opozitës, qytetarët do thonë fjalën e tyre!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh jashtë sallës së parlamentit se pseudo-mazhoranca ka …