Të shtëna me armë drejt “Audi-t” të blinduar në Vaun e Dejës

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premte në Vaun e Dejës.

Nga informacionet paraprake mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tip “Audi” të blinduar.

Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bushat, teksa mësohet se Policia ka gjetur të braktisur automjetin e autorëve në fshatin Rranxa të Bushatit.

Policia e Shkodrës është duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan, ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Nuk ekziston një vjedhje ministrash ku të mos jetë Edi Rama aksioneri kryesor

Eda Grimci: Doktor, kur dyshimet për korrupsion prekin kaq shumë ministra dhe shtrihen nga AKSH-i …