SHBA: Insttucionet e pavarura shtrojnë rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti. Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

About Krye Redaktor

Check Also

“Partizanin”/ Malltezi: Taulanti nuk kishte asnjë provë, bazohej tek ‘ZP’ dhe fjala e partisë…

Një ditë pas gjyqit ‘Partizani’ ku dëshmoi Taulant Balla, ka reaguar sërish Jamambër Malltezi lidhur …