Kalaja: Qeveria dhe drejtësia e re janë kthyer në një grup të strukturuar kriminal

Avokatja Adriana Kalaja mbajti një fjalim në protestën e zhvilluar para bashkisë së kryeqytetit kundër aferave korruptive të kryetarit Erion Veliaj.

Në fjalën e saj Kalaja theksoi se, Qeveria dhe drejtësia e re janë kthyer në një grup të strukturuar kriminal.

“Prej 23 javësh jemi këtu përballë mafies, krimit, korrupsionit që po shkatërron Tiranën dhe Shqipërinë. Çdo javë denoncojmë krimet që i bëhen Tiranës, i bëhen Shqipërisë, me qëllimin e shpopullimit të territoreve shqiptare. Më qëllimin që një si Edi Rama të sundojë i qetë, mos ketë opozitë.

Sot lideri i opozitës qëndron në arrest shtëpie pa prova, pa fakte, ndërsa ato që bëjnë korrupsione janë të lirë. Nuredin Dumani dhe të gjithë kriminelët e tjerë janë të lirë. Për 23 javë nuk kemi lënë denoncim pa bërë. Asnjë media nuk i transmeton përveç Syrit. Kam respekt për gazetarët dhe kameramanët e mediave, por jo për pronarët që janë të kapur nga qeveria.

Koha na ka dhënë të drejtë. Sali Berishës koha i ka dhënë të drejtë. Prej 11 vitesh ka denoncuar me prova dhe fakte aferat korruptive të kësaj qeverie. Është kthyer edhe drejtësia e re në një grup të strukturuar kriminal”, tha Kalaja.

About Redaksia

Check Also

“Kam 10 vite pa fjetur në krevat”, Pareshqevi Simaku u gjet duke fjetur mbi valixhe

Elvira Tata, gruaja që gjeti në rrugët e Amerikës ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simakun, …