Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka kritikuar ndryshimet në Ligjin e Urdhrit të Mjekëve, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama për “fashistizim ligjor dhe profesional” dhe përpjekje për të fshehur dështimet dhe korrupsionin në sektorin e shëndetësisë.
Në një postim në Facebook, Vasili tha se, Rama po përdor ligje të ashpra për të minuar pavarësinë e Urdhrit të Mjekëve dhe për të shtuar kontrollin mbi të.
Vasili theksoi se ndryshimet ligjore i kanë hequr pavarësinë Urdhrit të Mjekëve dhe e kanë transformuar atë në një njësinë të varur nga Ministria e Shëndetësisë.
Reagimi i plotë
Rama asgjeson Urdherin e Mjekeve, fashistizim ligjor dhe profesional, për të fshehur dështimin dhe korrupsionin!
Rama për të fshehur deshtimin e plote në shëndetësi dhe shpërdorimin korruptiv me konçesionet dhe tenderat, i vërsulet çdo të drejte ligjore dhe individuale profesionale, me ligje fashiste siç jane ndryshimet ne Ligjin e Urdhërit te Mjekëve, të cilin do qê ta votojë ne Kuvendin e Shqipërisë.
Urdhëri i Mjekeve të Shqipërisë e ka denocuar publikisht asgjësimin de jure dhe de facto të tij nga Rama dhe qeveria.
Skandali është tepër i madh sepse Urdhëri mjekëve as nuk ështe dëgjuar fare as si grupi kryesor i interesit dhe ndryshimet asgjësuese dhe i ka marrë vesh këto ndryshime vetëm pas botimit në fletoren zyrtare, pas miratimit banditesk dhe të njëanshëm nga qeveria, ndonese Urdhëri i Mjekëve, me Ligj është Ent Publik i pavarur.
Ja çfare thote Urdhëri i mjekëve ne deklaratën e tij:
“Para botimit në Fletoren Zyrtare ne nuk kemi dituar asnjë detaj mbi ndryshimet dhe shtesat që i ishin bërë ligjit tonë”.
“Me ndryshimet e reja ligjore, UMSH nga edukues kthehet në ndëshkues, nga ent publik jo buxhetor i pavarur profesional kthehet në një shtojcë apo department të Ministrisë së linjës. Miratimi i Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore bëhet nga Ministria e linjës, përbërja, organizimi dhe funksionimi i komisionit të disiplinës dhe komisionit të apelimit rregullohet me vendim të këshillit të ministrave. Siç shihet, pavarësia humbet plotësisht, nuk ka asnjë element të vetrregullimit apo të vetqeverisjes profesionale, siç i kemi pasur në përputhje me ligjin dhe tiparet e homologëve ndërkombëtarë”, theksohet në reagimin e UMSH.
Te gjithe te marrët si Rama, që i çmënd pushteti janë njësoj.
Rama e shqeu, coptoi dhe perçudnoi Ligjin e Urdherit te Mjekeve njelloj si Benito Musolini Duçja,
Duçja me nje ndryshim ligji pezulloi ne mars te vitit 1935, Urdherin e Mjekeve dhe kompetencat ja kaloi Sindikatave Fashiste te Shendetesise.
Te njejten gje ben edhe fashisti i koheve tona Edi Rama duke shnderruar nje Ent Publik te Pavarur si Urdheri i Mjekeve ne nje zyre te tij, qe e shperdoron si te doje per interesat e tij dhe per te fshehur korrupsionin e njohur boterisht.
Kodi i Etikes dhe Deontologjise Mjeksore dokumenti Baze i funksionimit te Urdherit te Mjekeve percakton:
Neni 12
” Përdorimi i njohurive dhe pavarësia profesionale”.
“Përdorimi i njohurive dhe ushtrimi i mjekësisë bazohet në parimin e lirisë dhe pavarësisë
së profesionit”.
Pra liria dhe pavarësia e profesionit te mjekut është qartësisht e sanksionuar ne legjislacionin shqiptar ashtu si në të gjithë Evropën.
Po në këtë Akt Normativ, që ndryshon Ligjin nuk përfshihen Spitalet Publike që qeveria ju ka dhënë dhënë Kartēn e Autonomisë Menaxheriale Spitalore siç jane: Spitali Memorial të Fierit, dhe në janar të këtij viti kryeministri deklaroi se i ishte dhënë karta e Autonomisë Menaxheriale Spitalore, edhe Qendrës Spitalore Universtiare “Nënë Tereza”, Spitalit rajonal Durrës, Spitalit rajonal Vlorë, Spitalit rajonal Lezhë dhe Spitalit rajonal Shkodër.
Po këta spitale a nuk përfitojnë fonde publike me shumicë?
Si të tillë përse qënkan realisht spitale publik?
PERFUNDIM:
Pra sot Shqipëria nuk ka realisht Urdhër te Mjekëve dhe as garantim te pavarësisë së tij si dhe asnjë garantim të tê drejtave profesional të mjekëve.
Kêto ndryshime ligjore të tipit fashist, që nuk gjënden as ne vendet më të prapambetura, nuk e fshehin dot situatën e rënde ku e ka futur sistemin shëndetësor Rama dhe qeveria me korrupsionin galopant.
Turpit te premtimit te “shendetësisë falas” i ka dalë totalisht boja dhe dështimin total Rama dhe qeveria kërkojnë t’jua hedhin në kurriz mjekëve.
Do të ishte një turp historik votimi i këtij Ligji nga Kuvendi i Shqipërisë dhe një diskreditim i pashembullt ne Europë e më gjerë si nje Urdhër Mjekësh i qeverisë dhe jo si organizim i profesionistëve, per të cilin Urdhëri i Mjekëve është krijuar dhe ekziston anë e mbanë globit.