Kryetari i PD, Sali Berisha ka vijuar me denoncimin e të gjitha aferave dhe politikave të ndjekura nga Rama, për të kontrolluar votën e shqiptarëve me narkoshtetin elektoral, me bandat e krimit, familjet e drogës dhe mafies.
Berisha siguroi shqiptarët se betimi solemn i demokratëve dhe opozitës është betejë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira, rotacion pushteti dhe fitore në zgjedhjet e ardhshme.
“A nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria kur konfiskon, kur u kontrollon si në diktaturën më të egër vullnetin, votën qytetarëve shqiptarë. Kur e ke shndërruar procesin zgjedhor në një proces formal, sepse me narkoshtetin tënd elektoral, me bandat e krimit, familjet e drogës dhe mafies, ti përcakton çdo rezultat kohë më parë se të zhvillohen zgjedhjet.
Zotimi ynë solemn, betejë, betëjë pa kthim për qeveri teknike, zgjedhje të lira, rotacion pushteti, fitore të opozitës.
A nuk është nxitje, a nuk është gjenocid për kushte të largimit nga Shqipëria, kur punët publike të qytetarëve më të varfër në Europë kushtojnë 5 herë, 10 herë më shtrenjtë se sa në vendet e BE, sepse ti i pangopur me ministrat, drejtorët e tu vjedh 70%, 80%, 90%, por edhe 100% fondet publike.
A nuk është nxitje për t’u larguar nga Shqipëria, ku nga 11 mld euro që lubi Balluku dhe ti keni investuar gjoja në rrugë, ekzistojnë të përfunduara gjithëse 21 km rrugë që përshkojnë Krujën dhe Thumanën.
Tuneli më i kushtueshëm i planetit, tuneli i Llogarasë që kushton 65 mijë euro për banorë.
Çfarë ke bërë ti me to? Ndërton 1 km rrugë në fushë me 15 mln, por edhe 30 mln. Vjedh e vjedh dhe nuk ngopesh kurrë, varfërohen gjithnjë e më shumë, largohen nga Shqipëria.
Jo, jo! Ne jemi të zotuar të vazhdojmë betejën tonë. Shpresa e fundit, shpresa që nuk vdes kurrë! Do ecim të sigurtë drejt qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, rotacionit të pushtetit”, tha Berisha.