Anëtarja e Këshillit Bashkiak të PD në Bashkinë e Elbasanit e cila ishte pjesë e protestës nga qytetarët kundër arrestimit politik të liderit të PD, Sali Berisha është shprehur se Elbasani është ngritur shumë herë për shqetësimin e plehrave dhe kimkateve.
Madhi ka theksuar se skandali me anijen e cila mbante plehra kimike të marra nga Kurumi në Elbasan ka si autor kryesor qeveritarët ë lartë të cilët arrijnë deri te kryeministri.
“Gjithmonë kam marrë formatin e anëtares së këshillit bashkiak të Elbasanit dhe kam sjellë problematikat që shqetësojnë atë qytet. Por shumë në media është folur për importin dhe eksportin e plehrave kimike.
Elbasani është ngritur shumë herë për këtë shqetësim por askush nuk i dëgjoi derisa u përfshinë persona që shkojnë deri te kryeministri në këtë skandal
Janë përpjekur të hedhin baltë mbi anëtar të nderuar të këshillit të PD të cilët kanë dalë hapur gjithmonë ndaj këtyre mbetjeve të rrezikshme.
Sot Elbasani është qyteti që ka numrin më të lartë të sëmurë me kancer, dua të pyes se sa do të durojmë këtë gjë”, tha ajo.
Gazeta RD