Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se propaganda e mashtrimit, e përdorur nga Rama nuk ka të ndalur.
Berisha tha se, një grush lakejsh përmes studiove televizive në media të ndryshme, përpiqen me çdo kusht të rishkruajnë edhe njëherë historinë e etërve të Ramës.
“Miqtë e mi, rastet e propagandës së mashtrimit janë të pafundme, nuk kanë të ndalur. Nuk ka asgjë më të shpifur, më të shpërfytyruar se sa propaganda e një grushti lakejsh që përsisin në studio mashtrime të neveritshme ndaj shqiptarëve. Që përpiqen me çdo kusht të rishkruajnë edhe njëherë historinë e etërve të Edi Ramës.
E gjitha kjo në funksion të mandatit të ardhshëm.
Edi Rama po bën gjithçka të firmosë një mandat të katërt të grabitur, të plaçkitur qytetarëve shqiptarë. Por demokrate dhe demokratë shtatori është prova jonë më e madhe në tërë ekzistencën tonë.
Kush guxon, kush dëshiron, kush vendos, të ngrihet në betejë për shpëtimin e Shqipërisë është hero i vërtetë i së sotmes dhe të ardhmes së Shqipërisë. Është shpëtimtar i vërtetë i së sotmes dhe të ardhmes të Shqipërisë”, tha Berisha.
Gazeta RD