Bardhi: Komision Hetimor parlamentar për skandalin me fondet e IPARD të BE

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi në fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve në Parlament ka kërkuar që të fillohet pa humbur kohë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket mandatit të deputetes, Olta Xhaçka.

Bardhi ka theksuar se parlamenti duhet të ketë prioritet që të ngrihet një komision parlamentar sa i përket skandalit me fondet e IPARD të BE dhe të bëjë sa më shpejt të mundur zhbllokimin e këtyre fondeve.

“Kemi ligje si iniciative e deputeteve të cilat kanë nga tri vite në sirtare. Shpresoj shumë që të futen me prioritet në  kalendare për tu shqyrtuar. Janë propozime të rëndësishme që vijnë nga opozita.

Gjithashtu dua të theksoj problemin e zvarritjes se mandatit të Olta Xhackes. Shpresoj shumë dhe ju bëj thirrje të vazhdohet pa humbur  kohë  që kjo çështje të shkojë në Gjykate Kushtetuese. Ne Këshillin  e Legjislacionit edhe deputet e PS, ranë dakord që mocioni ti përcillet Gjykatës, dhe shpresoj që në seancën e 12 shtatorit kjo të ndodhi.

Kam edhe një çështje të rëndësishme që lidhet me fondet e IPARD. Para disa muajsh ju kërkuat që debati për këtë çështje dhe ngritja e një komisioni parlamentar për të adresuar problematikat, të ndodh ne shtator. Shtatori erdhi, kështu që ju kërkoj që këtë çështje ta kemi prioritet edhe si një instrument për te zhbllokuar fondet e BE për fermerët.  Fonde që mbajnë të bllokura për shkak të korrupsionit dhe abuzimit qeveritar”, tha Bardhi.

About Redaksia

Check Also

Gazetari i Veliajt/ Kryeministre është Belinda Balluku

Gazetari i Veliajt dhe i afërt i pushtetit, Baze thotë se Kryeministre de facto e …