Banda e drejtorëve hajdutë, blenë 1.1 milionë euro apartamente

Në dosjen hetimore “5D”, zbardhen dhe disa kontrata të pasurive të blera përmes këtij aktiviteti.

Rezultojnë rreth 1 milionë e 100 mijë euro kontrata për blerje të apartamenteve, por dhe të trojeve. SPAK dyshon se paratë janë siguruar nga kompania që merrte tendera klienteliste.

Paratë e fituara në tendera të dyshimtë korruptive, shoqëria “5D” i ka investuar në pasuri të paluajtshme.

Në dosje rezultojnë kontratat e lidhura me persona fizikë, apo shoqëri të tjera me qëllim blerjen e tyre edhe në Tiranë.

Asetet kanë kaluar në filtrin e prokurorisë, ku rezulton se “5D”-ja ka blerë nga Mustafa dhe Xhevahire Huta një sipërfaqe toke prej 40 metër katrorë me vlerën e 1.350.000 lekëve.

Një tjetër sipërfaqe toke e blerë nga shoqëria “VAS Konstruksion”, që më pas e ka ndryshuar emrin në “5 D” ndodhet në rrugën “Niko Avrami”.

Kontrata është lidhur nëpërmjet Anita Ulajt dhe me cilësinë e blerësit ka nënshkruar Ornela Qato, për një shumë prej 45.000.000 lekësh.

Nga Henri Kashari, është blerë një truall me sipërfaqe 425 metër katror me vlerën e 212.499 lekëve, truall me sipërfaqe 7349 metër katror, nga e cila ndërtesë me sipërfaqe 2100 metër katror kundrejt 130 mijë eurove, me palë shitësi Dhurata Plakun.

Një tjetër gjetje është edhe bashkëpunimi mes Selim Mollës, i cili ka blerë nga Vjollca Delijorgji një sipërfaqe prej 500.16 metër katrorë dhe çmimi është 380.000 mijë euro ku 180 mijë do të paguheshin menjëherë dhe të tjerat pas 6 muajsh.

Në tregun e blerjeve të pasurive të paluajtshme, është përfshirë edhe administratori Nestor Muhametllari.

Ky i fundit ka blerë nga Eriseld Xhaferri një apartament në shumën e 170.000 eurove, ku 120 mijë euro do të jepeshin brenda 7 ditëve dhe kësti i dytë do të paguhej nëpërmjet një kredie bankare.

Nga verifikimi i lëvizjeve të llogarisë bankare në llogarinë e Nestor Muhametllarit, rezulton një transfertë e ardhur nga shoqëria “5D”, me vlerën e 100 mijë eurove.

Nga kontrolli i banesës së Nestor Muhametllarit, hetuesit kanë zbuluar një kontratë me zyrën e “Remax” me blerës Andreina Muhametllarin dhe shitës Eriseld Xhaferrin.

Objekti i kontratës ishte pikërisht apartamenti në fjalë, ku çmimi i shitjes ishte rënë dakord për shumën 230 mijë euro.

About Krye Redaktor

Check Also

Edi Rama ka mbaru! Emigrantët shqiptarë mblidhen në Milano kundër kryeministrit

Krahas qytetarëve në Shqipëri, edhe diaspora është ngritur në protestë. Ndërsa shumë emigrantë pritet të …