Protesta në Thumanë-Kashar, banori: Balluku dhe qeveritarët heshtje varri!

Protesta e banorëve të Thumanës dhe rrethinave përreth sërish kanë dalë në protestë, duke kërkuar hapjen e një kalimi që i jep akses në autostradë.

Një prej banorëve u shpreh se kjo kërkesë ka qenë e vazhdueshme, por institucionet kanë heshtur. Ai tha se përgjegjës për këtë situatë bëjnë ministren Balluku.

Sipas banorëve, protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesës, pasi sipas tij preken shumë biznese të zonës së Krujës.

“Kërkesa jonë është që të ketë hyrje dalje, sepse na dëmton bizneset, dëmton qytetin e Krujës dhe rrethinat. Ne duam një akses, sepse rruga është mbyllur padrejtësisht.

Protestat do të vazhdojnë. Kanë dalë disa fjalë që rruga do hapet, por ne nuk e besojmë.

Ne përgjegjës bëjmë kryeministrin Rama, ministren Balluku dhe drejtorin e Rrugëve. Heshtja e tyre është heshtje varri. Ne kemi protestuar në mënyrë paqësore, me përjashtim të një incidenti të vogël.

Problemet janë dy, një rënia drastike e tregtisë në këtë aks rrugor, është edhe një problem tjetër, pronat e tyre janë zeruar. Banka nuk të jep kredi, sepse pronat janë zhvlerësuar”, tha banori për News24.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …