Protesta Thumanë-Kashar/ Balliu: Ku është Balluku? Pse u ndryshua projekti? Drejtësia të hetojë!

Banorët e rrethit të Krujës kanë publikuar projektin fillestar të autostradës Thumanë-Kashar, një projekt ku ishin parashikuar 3 dalje në aksin nacional.

Banorët kanë akuzuar qeverinë për ndryshim të qëllimshëm të projektit, ndërsa shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu tha se drejtësia duhet të hetojë qeverinë dhe institucionet përkatëse që kanë ndryshuar projektin.

Sipas Balliut në asnjë vend nuk ndodh që të ndërtohet një rrugë me pagesë, pa pasur rrugë të tjera alternative.

Balliu u tha banorëve të cilët dolën sërish në protestë, se qeveria ka si qëllim vetëm sit ë vjedhë përmes këtij aksi dhe koncensioni.

“Është i njëjti projekt që ka bërë qeveria dhe që është rënë dakort. Porojekti fillestar ka 3 dalje, me këtë është fituar koncensioni, 22 mln euro km, për ketë koncension. Në rastin konkret, të merret drejtësia me qeverinë se përse është ndryshuar projekti e s’ndryshohet investimi.

Ne e mbështesim këtë kauzë, banorët kërkojnë diskutim e këta sjellin policinë. Përse mblidhet policia aty, s’ka punë fare. Kjo është rrugë nacionale, prek gjithë Shqipërinë, çdo njeri që shkel këtu. T’i bashkohen qytetarëve, është kauzë e drejtë. Ja ku është projekti, pse është ndryshuar projekti. Këtu duhet të vijë Balluku, ku është? Ejani diskutoni me banorët dhe hapni rrugën me projektin fillestar.

Këta s’duan diskutim me ju, por kanë ardhur për t’ju vjedhur ju. Në cilin vend të botës ndodh kjo. Si ke dhënë mundësi qytetarët të mbeten pa rrrugë alternative. Këta kanë plan përt ë vjedhur. Çdo socialist të vijë këtu e të thotë që s’është e vërtetë. Këtu s’ka lidhje politika, të gjithë të vijnë këtu e të diskutojnë me banorët. Ky është projekti që këta kanë bërë koncensionin, do na marrin 1.3 miliardë euro”, tha Balliu.

About Redaksia

Check Also

Belinda Balluku thirret në SPAK/ Rama telefonon dhe kërcënon prokurorin…

Gazment BARDHI Belinda Balluku është zyrtarja më e korruptuar e shtetit shqiptar në këto 35 …