Berisha: Argati i Vuçiç nuk përcakton fatin tonë! Betejë për rikthimin e votës së lirë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh gjatë tubimit të sotëm se Rama, argati i Vuçiç, nuk përcakton dot fatin e shqiptarëve.

Berisha tha se, ndër të gjithë betejat që ne kemi bërë, në të gjitha përpjekjet tona 32 vjeçare, përpjekja e të gjitha përpjekjeve është: rikthimi i votës së lirë shqiptarëve.

“Se një klloun që ka në borxh të vetëposhtërojë veten në çdo platformë, që ka në borxh të shesë çdo interes kombëtar, një klloun që sillet si argat i Vuçiç në Tiranë, që sillet si Pashiqi i shqiptarëve të përcaktojë fatin tonë.

Të dashur miq, ndër të gjithë betejat që ne kemi bërë, në të gjitha përpjekjet tona 32 vjeçare, përpjekja e të gjitha përpjekjeve është: rikthimi i votës së lirë shqiptarëve. Përmbysja e diktaturës së bandave, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Kjo betejë, është betejë pra, për lirinë dhe thelbin e saj. Është betejë për Shqipërinë dhe dinjitetin e saj.

Është betejë për çdo shqiptar dhe dinjitetin e tij. Është betejë për vokacionin perëndimor të kombit tonë.

Është betejë për fuqinë e shqiptarëve, për shpresën e shqiptarëve, për të ardhmen e shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e gores së Ramës dhe përkthyesit të Arkanit/ “Gjermania është një ndër vendet më të korruptuara”

Duke folur për MCN TV, Haxhiu është shprehur se Gjermania është një prej vendeve më …