Vokshi: Pas Beqajt, Manastirliu ka përgjegjësi direkt, pse nuk hetohet?

Deputetja e PD, Albana Vokshi në një intervistë në Ora News tha se, në komisionin hetimor të Shëndetësisë la pasur një listë dëshmitarësh qysh nga KLSh që ka bërë raporte për 2 koncesionet ku ka evidentuar shumë shkelje.

“Kemi pasur një listë dëshmitarësh qysh nga KLSh që ka bërë raporte për 2 koncesionet ku ka evidentuar shumë shkelje. E kemi nisur me KLSh-në sepse në fund të 4 muajve nuk kishim marrë informacionin e nevojshëm nga ministritë për ta depozituar në komision sepse na thonin se nuk i kishin. Pra na refuzuan që të na jepnin informacion.

Kyç janë Beqaj dhe Manastirliu e cila nuk është hetuar edhe pse ka qenë drejtoreshë ne QSUT dhe ka marrë vendime. Nuk është hetuar fare Ogerta sepse në kohën e saj është bërë amendimi i kontratës së Sterilizimit ku janë shtuar kosto. Ajo ka përgjegjësi direkte.

About Redaksia

Check Also

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Gjin GJONI Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e …