Bulevardi “Elez Isufi” në Peshkopi është kthyer në një mankth për qytetarët, por edhe në burim aksidentesh. Punimet janë pezulluar prej tre javësh dhe bulevardi është kthyer në një rrezik jete për qytetarët dhe turistët.
Banorët shprehen se nuk dihet pse janë ndaluar punimet, por bulevardi është kthyer në një shqetësim për ta. Sipas tyre, ndoshta priten fonde të tjera. Ata thonë se ish-kryetrai bashkisë vodhi miliona, por kry kryetari që është tani akuzohet se po vjesh më shumë.
Korrupsioni e ka kthyer bulevardin në burim aksidentesh. Bulevardi është i mbushur me inerte, gropa dhe makineri që rrinë në pritje të fillimit të punimeve.