Lirimi i Berishës duhet të jetë kauza kryesore e opozitës

Albina Deda Gjoci
Nderkohe qe sesioni i fundit parlamentar ka filluar dhe pothuajse dhe fushata e pritshme elektorale, jane te pakte shqiptaret qe besojne ne minimumin e mundesise per zgjedhje te lira.
Nje qeveri e kapur nga krimi vetë por qe ka kapur te gjithe pushtetet e kryesisht drejtesine,me skandale korrupsioni te padegjuara ne kontinent e me gjere flet vetë per karrikaturen qe pritet te vizatohet ne zgjedhjet e vitit 2025.
Ne asnje vend te botes perveç Afrikes se Jugut te kohes se aparteidit nuk mund te gjesh nje shembull qe Qeveria burgos liderin e opozites, ish Kryetar Shteti i post komunizmit e ish Kryeminister i vendit.
Ky fenomen makaber e shperfytyrim i demokracise nuk kerkon koment.
Ne demokratet nuk e duam bojkotin por te behesh sot fasade zgjedhore e kryeautokratit Edi Rama eshte e pafaleshme.
Ndaj nuk ka kohe per retorika dhe kalkulime.
I vetmi kalkulim i yni eshte fati i demokracise,fati i Shqiperise.
Ka qindra kauza e aksione politike per opoziten ne nje vend normal por ne kushte tona kemi vetem nje kauze ku qendron çelesi i dinjitetit tone dhe i fatit te demokracise:
Lirimi i menjehershem e pa kushte i liderit shpirteror te demokracise dhe
Kombit dr.Sali Berisha.
Kjo eshte kauza e vertete dhe ne emer te saj te gjithe demokratet dhe jo vetem jane gati te bashkohen e te qendrojne.

About Krye Redaktor

Check Also

Kontrabanda 36 milionë euro me cigaret dhe roli i koordinatorit të Ramës me krimin, Ergys Agasi për të fshirë gjurmët

“BIRN” Paraditen e nxehtë të shtunës, një grua në mesin e të 30-ave afrohet në …