Bujar Leskaj, deputeti dhe drejtuesi politik që më përfaqëson denjësisht!

Nga Rezenbrik SERJANI

Diten e djeshme, Partia Demokratike shpalli listen e drejtuesve politike, te cilet perfaqesojne njesine me te larte ne nivel qarku, per organizimin dhe ecurine e axhendes politike te PD ne cdo dege, ne te gjithe qarkun.

Duke pare polemikat dhe shperthimet fejsbukiane te diteve te fundit, lidhur me kete vendim, me lind detyra si qytetar i Vlores dhe funksionar prane Partise Demokratike Dega Vlore, te bej nje analize modeste mbi drejtuesin politik te Partise Demokratike per qarkun e Vlores, te nderuarin Bujar Leskaj.

Bujar Leskaj gezon nje respekt absolut ne qytetin e Vlores, si perfaqesuesi me i denje i ketij qyteti, pergjate ketyre viteve, ne cdo funksion publik qe ai ka pasur, ku Vlora ka qene e rrenjosur thelle ne shpirtin e tij, gje per te cilen ka qene krenar dhe e ka bere krenar kete qytet.

Po e ndaj kete analize modeste ne tri pjese, ne pjesen e pare ku risjelle ne vemendje per “memorie-afatshkurtrit” modelin e punes se z.Leskaj si drejtues politike ne fushaten zgjedhore te zgjedhjeve te pergjithshme te vitit 2021, ku del ne pah puna, perkushtimi i tij ; pjesa e dyte ka te beje me perfaqesimin qe ka bere keto 3 vite si deputet dhe pjesen e trete ja kam rezervuar formimit te tij si individ e qytetar.

I

1.Viti 2005, ku kandidimi i tij perballe nje figure “domaine” sic ishte perballja me Mezan Malajn, i ashtuqajturi “Pashai i Vlores” ne ate periudhe, dhe fitorja ne kete perballje, ishte deshmia me e gjalle se figura e tij ngjallte besim, shprese, optimizem dhe dashuri te vlonjatet, gje te cilen ai e konsolidoi edhe me tej, ne vazhdimesine e karrieres se tij, gjate ketyre viteve, duke e perfaqesuar Vloren dhe vlonjatet ne nivelet me te larta.

2.Rikthimi i Leskaj si drejtues politike ne Vlore per zgjedhjet e vitit 2021( drejtuesi i pare politike i shpallur nga organet e kohes se PD), ringjalli te demokratet dhe qytetaret vlonjate, njohes te temperamentit qytetar e politik te Leskajt shpresen e ndryshimit, gje te cilen ai e deshmoi pergjate te gjithe fushates se vitit 2021, duke shpalosur karakterin e tij te punes, perkushtimit, angazhimit maksimal, besnikerise, idealeve, i cili pergjate asaj fushate projektoi nje strategji te jashtezakonshme pune, ne cdo dege te Partise Demokratike ne te gjithe Qarkun e Vlores, duke ngjallur shprese dhe besim te cdokush. Strategjia e tij, puna dhe perkushtimi bene qe cdo dege te ringjallej, duke dale nga bataqet e plogeshtise e vegjetimit.

3.Leskaj perfaqeson nje njeri Bujar, ashtu sic eshte edhe vet emri i tij, ku nuk ka vlonjat qe nuk e permend qofte edhe nje here per ndihmen qe ai ju ka dhene Vlores dhe qytetarëve, duke qene ne çdo kohe, perfaqsuesi dhe sherbestari i tyre. Ai gezon nje respekt te jashtezakonshem jo vetem nga demokratet, por edhe nga mijera qytetar te paparti, gje qe vjen si pjese e thjeshtesise e njerzillekut qe e karakterizon ne cdo qelize.

4.Fushata e 2021, jo vetem si model pune, ku axhenda e tij ishte tejet e ngjeshur, duke mos lene dege e njesi gjeografike pa shkelur, ne te gjithe Qarkun, por edhe si numer mandatesh, ku PD arriti te siguronte 4 mandate( ku mandati i 5 u humb per shume pak vota (kujtojme ketu dhe votat e hequra nga partickat X, Y, Z ).

5.Perkushtimi dhe strategjia e punes beri qe te konsolidoheshin forumet prane degeve te PD, FRPD dhe LDG, duke zhvilluar dhjetra aktivitete, duke i nxitur ne vazhdimesine dhe konsolidimim e tyre.

6.Arriti te konstituonte prane PD Vlore, te ashtuquajturin Forumin e Intelektualeve, duke e quajtur nje Keshille te Urtesh, ku u mblodhen e angazhuan dhjetra intelektual vlonjate.

7.Fushata e ndermmarre prej tij, kishte ne thelb edhe shperndarjen e librave, e rralle kjo per fushatat politike ne Shqiperi. Mbas cdo aktiviteti, kryesisht me te rinjte, z.Leskaj ndante libra, duke shperndare mesazhin kuptimplote te rendesise se leximit dhe arsimimit.

8.U ngrit nje shtab, me logjistike te mireorganizuar, duke u bere fytyra e nje fushate serioze e dinjitoze.

9.Puna e tij filloj me nje analize te thelle te cdo grupseksioni, duke audituar mangesite, pikat e dobeta dhe mundesite e energjizimit te tyre.

10. Nxiti ngritjen e departamenteve dhe bordeve prane degeve, duke zhvilluar me to dhjetra aktivitete sociale, kulturore, shoqerore, studimore e akademike, ku u trajtuan dhjetra tema dhe ku PD ju bashkangjiten dhjetra intelektual, studiues, akademike, shkrimtare e anetare te shoqerise civile.

11. U ndertua mini-programi per Vloren, ku trajtoheshin projektet qe Partia Demokratike do te ndermerrte me fokus Vloren.

12. Ish-te perndjekurit politike, ishin gjithmone te pranishem ne axhenden e takimeve te tij, perkushtimi per te cilet ka qene i pandare.

II

1.Si deputet, angazhimi i tij ka qene maksimal. Leskaj sipas raporteve te monitorimit nga Instituti i Studimeve Politike eshte nje nga 3 deputetet me te kuotuar ne parlament, duke deshmuar seriozitetin, integritetin dhe formimin e tij qytetar, politik e akademik.

2. Diskutimet e tij ne parlament jane te ndertuara mbi argumenta dhe logjike te ftohte, duke qene oponence e ze kritik e denoncues ndaj korrupsionit te sektit Rama.

3. Nuk ka seance parlamentare qe Leskaj mos te kete 2 apo 3 diskutime, duke qene nje ze i forte ne Kuvend.

4. Diskutimet e tij kane trajtuar problemet me te ethshme te Vlores, siç jane Porti i Vlores, Sheshi i Flamurit, Tuneli i Llogorase, denatyrimi i qytetit, infrastruktura, mungesa e ujit te pijshem, TEC-et lundruese, devijimi i Shushices etj.

5. Z.Leskaj eshte nder te paktet deputet, i cili ka zyren e tij te deputetit, ku pret dhjetra qytetare, duke deshmuar seriozitet e perfaqesim dinjitoz.

6. Eshte per t’u pershendetur, “dhurata“ qe Leskaj po i ben qytetit te Vlores, duke i shtuar edhe nje Muze tjeter. Kujtojme se ai po financon ndertimin e Muzeut ne nderim te Kosoves, e gjendur ne rrugen “Justin Godar”.

7. Ka qene mbeshtetes i cdo aksioni te shoqerise civile, sic kane qene protestat kunder prishjes se Sheshit te Flamurit, kunder devijimit te Lumit Shushica apo kunder TEC-eve lundruese, djegiet e mbetjeve urbane etj.

8. Kujtojme gjithashtu se Leskaj ka qene deputeti i pare i grupit parlamentar te PD, i cili naten e 9 shtatorit, kundershtoi vendimin kriminal te perjashtimit te Prof. Doktor Sali Berishes nga grupi parlametar i vitit 2021.

9. Pergjate ketyre viteve, te ndryshimeve dhe valeve ne te ciilat ka kaluar PD, z.Leskaj ka ruajtur kthjelltesine, duke qene keshillues, kritik e sugjerues ne momente delikate per Partine Demokratike gjate ketyre viteve, brenda dhe jashte grupit parlamentar(kujtojme diskutimin e tij ne Korrik 2024, te pagezuar me emrin “Dekalogu”).

10. Leskaj mbetet mik i vyer i ish- te perndjekurve politike, jo vetem te Vlores por mbare Shqiperise, duke gezuar respekt absolut nga kjo shtrese, per te cilen ai nuk ka rreshtur kurre se perfaqesuari e nderuari.

11. Pjesemarres ne dhjetra takime e promovime librash.

12. Kujton cdo date e figure te rendesishme historike, te Vlores e mbare Shqiperise.

13. Takime te here pas hershme me kontributor, funksionar e drejtues te PD Vlore nder vite, ku shkemben e merr ide prej tyre.

14. Diskutime dhe kumtesa ne lidhje me ceshtjen kombetare ( kujtojme kumtesat e mbajtura per Kosoven e Camerine, ne cdo date te rendesishme kombetare).

III

Ne aspektin individual, Leskaj eshte nje njeri i cili mbart nje pasion te cmuar per leximin, artin, pikture, sportin e shkrimin. Pak minuta bisede me te, arrin te kuptosh diturine qe e karakterizon, nderthurja e se ciles me thjeshtesine e tij, e bejne nje njeri human e vizionar.
Njohes i mire i ceshtjes kombetare, Kosoves e Camerise.

Bujar Leskaj ka botur 13 libra shkrime politike dhe publicistikë.

Libra nga Bujar Leskaj 

1. “Leksione në Financë” (Pjesa I)- (2000)
2. “Leksione në Financë” (Pjesa II)- (2003)
3. “Paraja dhe Banka” (Cikël Leksionesh)- (2004)
4. “Senjorazhi” – Punim doktorature -(2008)
5. “Përfaqësuesit e Vlorës në Kuvendin e Shqipërisë, 1912-2009”- ( 2009)
6. “Brenda dhe Jashtë PARLAMENTIT (maj 2007-2009)”- (2009)
7. “Muzat e Qëndresës” (Nëpër libra të kryqëzuar)- (2011)
8. “Historiku i KLSH-së 1925-2012”- (2012)
9. “4 Vjet Auditim i Jashtëm Publik 2012-2015”- (2016)
10. “40 vjet Deklarata e Limës 1977-2017 ”- (2017)
11. “…3 Vjet Auditim i Jashtëm Publik 2016-2018”- (2019)
12. “GAO, NIK dhe Leksionet e DODAROS”- (2020)
13. “Për/në Kuvend- shkrime, diskutime 2021-2022”- (viti i botimit 2023)

Ai nuk ka rreshtur kurre se studiuari e edukuari, i cili mbart nje numer te konsiderueshem diplomash:
UT, Fakulteti Gjeologji-Miniera – 1990; Inxhinier nafte
UT, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë – 1998; Ekonomist
UT, Fakulteti i Drejtësisë – 2002; Jurist
Universiteti i Nebraskës – Lincoln, SHBA, Departamenti i Menaxhimit (Diplomë për mësimdhënie në nivel masteri në Administrim publik) – shkurt-qershor 2003.
UT, Dhoma Kombëtare e Avokatëve, titulli Avokat – 2004;
Universiteti Bamberg, Gjermani – specializim për Financat publike – 2005 (shkurt).
Shkolla e Studimeve të thelluara pasuniversitare pranë Fakultetit të Ekonomisë (2002-2006);
Master në Financë (qershor 2006).
Doktor i Shkencave ekonomike (në fushën e financës), dizertacioni i mbrojtur pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik me temë: “Senjorazhi dhe disa probleme të tij në Shqipëri” (2009).

Nje njeri me zemer bujare, njohes i mire i politikes, intelektual, i kthjellet, akademik, botues, pasionant i librave dhe leximit, politikan kalibri, patriot, shtetar, profesionist, punetor. Nje deputet e drejtues politike, qe me perfaqeson!

About Redaksia

Check Also

Investigimi ndërkombëtar për trafikun e kokainës/ Në Shqipëri autoritetet nuk na u përgjigjen

“REL” Grupet e organizuara kriminale, anëtarët e të cilave janë me origjinë nga vendet e …