Salianji: Me ndërhyrjen në TIMS, u vu në rrezik siguria kombëtare!

Deputeti i PD, Ervin Salianji, në një konferencë për gazetarët, u shpreh se, komisioni hetimor në lidhje me të dhënat e sistemit TIMS i ka kaluar pritshmëritë, duke faktuar ndërhyrjet në sistem.

Sipas tij, kjo përveçse është një aferë e jashtëligjshme, ka vënë në rrezik dhe ka cënuar edhe sigurinë kombëtare.

“Komisioni hetimor për të dhënat e TIMS i kaloi pritshmëritë.

U faktuan ndërhyrjet në sistem, aferë kjo që cënon sigurinë kombëtare. Sot janë në hetim zyrtarë të lartë të policisë së shtetit. Ka pasur një përfshirje të llahtarshme e përfshirjes së policisë në këtë aferë.

Ervin Muça nuk përmbushte asnjë kusht që të ishte drejtori i IT.

Procedura për punësimin e disa drejtuesve ka qenë jo e rregullt, madje emërimi i tyre është bërë ende pa u krijuar funksioni”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

5 kërkesat, vetëm kjo është çështja, jo Goxhaj!

Nga Petrit VASILI Një tallava e pafund me pallavra, akuza, shpifje, dokumente, dëshmi gjithfarësh, tamam …