Lideri i opozitës, Sali Berisha ka bërë një rezyme të gjatë të manipulimeve zgjedhore të bëra nga Edi Rama që prej vitit 2021 e deri në zgjedhjet e fundit lokale të 2023-shit.
Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha theksoi se cilido që mendon se me Edi Ramën në Shqipëri mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe se Edi Rama nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, duhet të pranojnë se mashtrojnë.
Berisha tha se, Rama zëvendësoi Kodin Zgjedhor që është Kushtetuta e zgjedhjeve, me kodin e narkoshtetit të tij, duke zhndërruar votën në krim dhe krimin në votë, me një metamorfozë fatale për kombin.
“Të dashur miq, cilido që mendon se me Edi Ramën në Shqipëri mund të zhvillohen zgjedhje të lira dhe se Edi Rama nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, duhet të pranojnë se mashtrojnë. Organizatat Ndërkombëtare të fushës elektorale që deklarojnë se në Shqipëri qeveria kontrollon vullnetin e zgjedhësve dhe se ky është tipari themelor më kardinal i autokracive elekotorale, i cili njëlloj si në diktatura si në diktatura ideologjike vota shndërrohet në krim dhe krimi shndërrohet në votë me një metamorfozë fatale për kombet.
Një mendim i tillë nga cilido qoftë shfaqet, dhe pavarësisht nga bindjet politike të tij është mbështetje e fuqshme për Edi Ramën, në diktaturën e tij të bazuar në aleancën e krimit, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.
Cilido që rreket të na bindë se me Edi Ramën zhvillohen zgjedhje normale dhe se ai nuk i vjedh, por i fiton zgjedhjet, duhet të pranojë se kodi elektoral ‘de facto’, Kushtetuta e procesit zgjedhor nuk vlen asnjë groshë për faktin se Edi Rama para fillimit të fushatës zgjedhore, për herë të parë në 32 vite e shpalli atë kinezëri dhe e zëvendësoi haptas me kodin e narkoshtetit.
Por në këtë rast, të gjithë ata që pranojnë dhe harrojnë këtë qendrim të tij, nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm argatin e së keqes.
Cilido që pranon se me Edi Ramën në qeveri mund të zhvillohen zgjedhje të barabarta dhe se Edi Rama nuk i vjedh, por i fiton zgjedhjet, duhet të pranojë se nuk ka ndikim në rezultatin e zgjedhjeve sistemi patronazhistëve, kopje e sistemit të vjetër të diktaturës komuniste, në të cilën punonjësit që paguhen me taksat tona, me veprimtarinë e tyre terroriste kriminale shndërrojnë shtetin në makineri monstër elektorale për partinë shtet.
Dhe kjo do të ishte mbështetja më e fuqishme për regjimin e Edi Ramës dhe partinë e tij të krimit.
Miqtë e mi, cilido që beson se me Edi Ramën në qeveri mund të zhvillohen zgjedhje të drejta dhe se Edi Rama nuk vjedh, por i fiton zgjedhjet duhet të pranojë se nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve pabarazia ekstreme në garën elektorale, në të cilën 61 kandidatë të partisë së opozitës në shkelje të ligjeve të vendit nuk morën asnjë qndarkë financim nga buxheti i shtetit, në një kohë kur kandidatët e partisë shtet morën mbi 3 mln.
Ky vendim është një mbështetje e verbër për Edi Ramën dhe farsën e tij elektorale.
Cilido që mendon se Edi Rama nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, duhet të pranojë se shpërndarja me zarf e 50 eurove për 683 mijë pensionistë dy javë para ditës së votimit, nuk përfaqëson blerje publike vote dhe nuk ndikon në rezultatin e zgjedhjeve.
Ky pohim nuk është gjë tjetër veccse një mashtrim publik dhe mbështetje e verbër e farsës elekotare të Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij.
Cilido që mendon se Edi Rama nuk vjedh, por fiton zgjedhjet, duhet të pranojë se qindra miliona euro që shpërndahen gjatë fushatës elektorale për asfalte, beton elektoral apo blerje të votës, se të të drejtës së votës nuk ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
Ky person, ose cilido qoftë, nuk bën gjë tjetër veccse mashtron publikisht me pagesë osë vullnetarisht, dhe mbështet pa kushte farsën elektorale të Edi Ramës.
Cilido që mendon se me Edi Ramën mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe se ai nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, duhet të pranojë se bandat e qeverisë në mbarë vendin dhe ministrat e zyrtarët e tij dhe nuk ndërhyn tek qytetarët, nuk ndikojnë me hanxharët e tyre të krimit në rezultatin e zgjedhjeve.
Kjo do të thotë në njëmënyrë, apo në një tjetër të bëhesh bashkëpunëtor vullnetar, apo avokati i krimit monstruoz elektoral të Edi Ramës dhe hordhive vrasës serialë të tij që vërsulen si terroristë mbi qytetarët dhe shndërrojnë krimin në votë, dhe votën e tyre në krim në shpërblime dhe favore që fitoheshin si shpërblim nga Edi Rama me krimin e tyre elektoral.
Cilido që mendon se me Edi Ramën në qeveri mund të zhvillohen zgjedhje të barabarta dhe të lira, duhet të pranojnë se ndryshimi i qendrave të votimit për 1.3 mln qytetarë mbi baza politike dhe lënia pa votim e qindra mijëra prej nuk ndikon në rezultatin elektoral. Por ai apo ajo që e beson një gjë të tillë janë mjeranë në shërbim të neveritshëm të Edi Ramës dhe narkoshtetit të tij.
Cilido që beson se Edi Rama nuk i vjedh por i fiton zgjedhjet, dhe se ai është i sinqertë në zotimin e tij për zgjedhje normale me qëllim apo pa qëllim mashtron veten dhe rreket të mashtrojë të tjerët, ai ose ajo harrojnë se Edi Rama në zgjedhjet e vitit 2021 shpërndau publikisht në llogaritë bankare të mijëra familjeve në zonat e goditura nga tërmëti 132 mln euro, kurse në zgjedhjet e majit 2023 shpërndau publikisht qindra e miliona euro asfalt, zhavorr elektoral dhe zarfe me 50 euro për 683 mijë pensionistë”, u shpreh Berisha.
Gazeta RD