Kryetari i PD, Berisha do të marrë pjesë të martën në konferencën ndërkombëtare të konservatorëve nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa. Konferenca “Forumi për të ardhmen e Shqipërisë, Rruga Konservatore organizohet në Tiranë ditën e martë nga “Albanian Policy Center” “Fondacioni Heritage” me qendër në Shtetet e Bashkuara dhe me një ndikim të madh tek Presidentët republikanë si dhe nga “Nacione Futura”.
Kjo është konferenca më e madhe dhe e rëndëishme politike e afërt me PD dhe opozitën në Shqipëri gjatë këtyre 13 viteve të fundit. Konferenca do të përcjellë mesazhe të forta politike, ndërsa pjesmarrës në të do të jenë politikanë të niveleve të larta në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.