Shkodra është kthyer prej muajsh në një arenë lufte. Që nga lirimi i kryekriminelit Safet Bajri, Shkodra nuk po gjen më qetësi. Vrasjet dhe atentatet thuajse janë të përditshme. Një skenar ogurzi i regjimit kundër qytetit simbol të kulturës. Safet Bajri u lirua nga Rama për të vjedhur zgjedhjet në këtë Bashki. Pamjet e bandës së tij nëpër qendrat e votimit u bënë publike nga PD. Rama i ka lënë pushtet të plotë Safet Bajrit edhe për të vrarë dhe është ië paprekshëm nga policia. Vetëm pak ditë më parë policia fshehu emrin e tij nga një atentat ndaj tij, madje duke manipuluar edhe provat.
Renaldo Kola është 29-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Shkodër, në fshatin “Golem”.
Mesohet se shkak i plagosjes është bërë një sherr mes dy personave.
Ndërkaq mësohet se është identifikuar autori i plagosjes, i cili është Mario Kroni.
Ai ka qëlluar nga një furgon i bardhë i cili ka qenë në lëvizje, ndërsa i plagosuri Renaldo Kola ndodhet në spitalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
Policia bën me dije se kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi:
Rreth orës 17:50, në fshatin “Golem”, dyshohet se shtetasi M. K., ka plagosur me armë zjarri shtetasin R. K., 29 vjeç, banues në fshatin Golem.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit.