CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Me porosi të Ramës, arrestohet qytetari që largoi kurorat e Becit nga memoriali i Postribës

Qytetari që hoqi kurorat e Benet Becit nga në memorialin përkujtimor të lëvizjes së parë antikomuniste të Postribës është arrestuar nga policia si hakmarrje me urdhër të Ramës dhe Becit.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar ish-kreu i bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia.

Spahia shkruan se, me porosi të Benetit, sekretarit të parë të partisë së narkoshtetit, arrestohet Bardhyl Shabaj njeriu që vjet largoi kurorat e Benetit nga monumenti i dëshmorëve të kryengritjes së Postribës.

Postimi i Spahisë

Benet Beci e fillon me arrestime ditën në Postribë.

Postriba antikomuniste, Nder i Kombit, është zgjuar sot nën terrorin dhe dhunën e policisë politike të Edi Ramës, pinjollit të bllokut.

Me porosi te Benetit, sekretarit të parë të partisë së narkoshtetit, arrestohet Bardhyl Shabaj njeriu që vjet largoi kurorat e Benetit nga monumenti i dëshmorëve të kryengritjes së Postribës.

Bardhyl Shabaj u arrestua sot me pretekstin se kërkoi këngë për Sali Berishën, por arsyeja e vërtetë është tmerri që ka Beneti nga qytetarët e lirë dhe sherbimi që me shumë zell i bën pasardhësve të diktaturës.

 

About Redaksia

Check Also

Priti Ramën, eurodeputetja franceze kritikon Macron: S’duhet t’i ofrosh dorën një qeverie që po mashtron vendin!

Eurodeputetja franceze Manon Aubry ka kritikuar Presidentin Emmanuel Macron për pritjen që i bëri kryeministrit …