Berisha publikon videon: Postriba përzë përfaqësuesit bastardit të xhelatit Kristaq Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video në faqen e tij Facebook, ku shikohet se si qytetarët kanë përzënë nga përkujtimi i 78 vjetorit të Lëvizjes anti-komuniste të Postribës. Qytetarët kanë përzënë nga përkujtimi të dërguarit e Edi Ramës.

“Postriba përzë përfaqësuesit e Edi Ramës, bastardit të xhelatit Kristaq Rama. Nderim! #sb”, shkruan Berisha.

“Ik…ik…zhduku! Nuk ke fytyrë të vish këtu ti. Poshtë Edi Rama dhe hajdutët e tij. Të gjithë hajduta jeni”, thonë duke bërtitur shkodranët.

Postriba përkujton sot, 78 vjetorin e Lëvizjes anti-komuniste. Gjatë ceremonisë, ka vendosur një kurorë me lule edhe Benet Beci. Ai ka vendosur kurora me lule pranë memorialit që ndodhet në njësisë administrative të Postribës. Banorët i kanë bërë thirrje që të largohet, por Beci iu tha se ishte aty për t’i respektuar.

Në këtë moment, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është degjeneruar me fyerje nga qytetarët shkodranë. Siç mund ta shikoni në videon më poshtë banoret e Postribës kanë përzënë Benet Becin i cili ruhet nga forca të rrepta sigurie.

 

About Redaksia

Check Also

Turizmi në Shqipëri: Çmime të larta dhe sezoni që zhgënjen pritshmëritë

Nga Esmeralda Topi dhe Atdhe Mulla Mëngjesi i 25 gushtit na gjeti në rrugë. Nga Tirana morëm drejtimin …