Deputetja e PD, Ina Zhupa e cila foli në protestën kundër arrestimit politik të liderit të opozitës Sali Berisha është shprehur se reforma që po bën Manastirliu ka si qëllim të shtoi sa më shumë patronazhistë dhe jo të rriten kapacitete mësimdhënëse.
Zhupa ke theksuar se ne do të duhet që alternativën tonë për vitin 2025 ta dijë çdo mësues, çdo shqiptar dhe çdo familjar sepse PD do të qëndrojë për arsimin, për nxënësin për mësuesin dhe do ti kthejmë dinjitetin arsimin në Shqipëri.
“Dua të ndaj urimin për nxënësit dhe mësuesit që kanë filluar sot vitin e ri shkollor. Sot ata zhvillojnë mësim si në vitin e largët 1991 duke mos pasur kushte bashkëkohore. Shqipëria duke e krahasuar me t4estin e Pisas është më poshtë se Palestina që është në luftë.
Sot kemi një ministre e cila pasi shkatërroi sistemin e shëndetësisë ja ka vënë kazmën arsimit. Fëmijët tanë marrin libra të përdorur dhe kjo duhet të konsiderohet si një arritje e qeverisë, sipas Edi Ramës.
Reforma që po bën Manastirliu ka si qëllim të shtoi sa më shumë patronazhistë dhe jo të rriten kapacitete mësimdhënëse. Mësuesit sot blejnë më pak nga shporta ushqimore pasi inflacioni e ka shkatërruar dhe atë rritje të pagës që marrin sot.
Ky është një sistem që po rrënon arsimin, po rrënon mësuesin dhe sot 125 mijë fëmijë mungojnë në bankat e shkollës 295 shkolla 9 vjeçare janë mbyllur dhe kjo është drama e Shqipërisë.
Ne do të duhet që alternativën tonë për vitin 2025 ta dijë çdo mësues, çdo shqiptar dhe çdo familjar sepse PD do të qëndrojë për arsimin, për nxënësin për mësuesin dhe do ti kthejmë dinjitetin arsimin në Shqipëri”, tha Zhupa.
Gazeta RD