Bardhi: Qarku i Fierit do e ndëshkojë PS, Balluku përfaqësuese e krimit të organizuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Bardhi është prononcuar për përballjen me Belinda Ballukun në Fier, ku janë caktuar drejtues politikë nga PD dhe PS. Bardhi tha se zonjën Balluku e njohin shqiptarët.

“Ajo vjen me fuqinë e krimit të organizuar, me atë të korrupsionit, ndërsa unë shkoj me ndershmërinë time.

Kam bindjen e thellë që Qarku i Fierit që do e ndëshkojë Partinë Socialiste, është një nga qarqet me fuqinë ekonomike më të madhe, por është braktisur nga PS-ja, edhe pse i kanë dhënë mbështetjen maksimale.

Do të jetë reagimi më i fortë krahasuar me qarqet e tjera. Nuk kam asnjë shqetësim që do kem përballë një njeri që e suporton krimi i organizuar, pasi krimi suporton njerëzit e korruptuar”, tha Bardhi.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Thethi terror dhe zhurmë për të mbuluar farsën elektorale!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe pushtetin vendor për dy standarde në …