Berisha: Konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella! Në rrënjët e tij qëndrojnë mijëra e mijëra jetë të sakrifikuara

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatw fjalws sw tij nw aktivitetin ‘Forumi për të Ardhmen e Shqipërisë – Rruga Konservatore’, tha se, konservatorizimi në Shqipëri ka rrënjë më të thella. Në rrënjët e tij qëndrojnë mijëra e mijëra jetë të sakrifikuara.

“Mirëmbrëma të pranishëm në panel dhe në sallë.

Së pari do të përshëndes shumë përzemërsisht, praninë e miqve tanë nga fondacioni Heritage, tempulli i doktrinës së konservatorizmit në botë, doktor James Carathanos dhe Stive Buçi, miku im i vjetër. Nderohemi shumë nga prania juaj, jemi shumë mirënjohës.

Dua të përshëndes praninë këtu të përfaqësuesit të djathtës polake, eurodeputetit, Ryszard Czarnecki me të cilin shkëmbeva gjatë mendimet.

Drejtuesin e fondacionit konservator të Italisë, Francesco Giubilei si dhe përfaqësuesit e qendrës për të drejtat themelore të Hungarisë, Nagy Dénes András.

Të përshëndes të gjithë miqtë që kanë ardhur dhe nderuar këtë konferencë që unë e vlerësoj jashtëzakonisht të rëndësishme për opozitën shqiptare dhe Shqipërinë.

Të dashur miq!

Konservatorizimi në Shqipëri ndryshe nga sa mendohet, ka rrënjë më të thella, ndofta se në çdo vend tjetër. Në rrënjët e tij qëndrojnë mijëra e mijëra jetë të sakrifikuara për vlerat bazë themelore që konservatorët ndajnë njëri me tjetrin për dinjitetin dhe liritë, për vendin, për besimin e tyre, besimin e tyre fetar, dashurinë për atdheun e tyre.

Në këtë kontekst, pavarësisht se diktatura e Enver Hoxhës, ishte e vetmja diktaturë e 3 apo 4 fishtë në Europën Lindore, përsëri shqiptarët një popull tradite, me sakrificën e bërë për këto vlera, nuk mund të mos përqafonin qëndrimet konservatore pas përmbysjes së diktarës.

Në rast se ndonjëri nga ju do të më pyeste çfarë është për mua, me një fjalë të vetme, për individin, konservatorizmi, unë do të zgjidhja; dinjiteti i njeriut.

Një konservator lufton mbron, qëndron për dinjitetin e tij. Dhe e vërteta është se, nëse lirinë do ta përfytyronim si një sferë me shumë shtresa, ajo thelb do të kishte dinjitetin njerëzor”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Protesta e opozitës jehonë në mediat e huaja/ REUTERS citon Berishën: Ditët e Ramës janë të numëruara!

REUTERS Policia në Tiranë përdori gaz lotsjellës dhe topa uji në përplasje të premten me …